Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka përshëndetur vendimet e gjykatave shqiptare për të dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin dhe me 41 vite të tjera bashkëpunëtorët e tij.

“Ambasadori Duncan Norman mirëpriti vendimin e gjykatave shqiptare për të dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin dhe dënimet e gjata të dhënat për bashkëpunëtorët e tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar gërryen vazhdimisht ekonomitë, shkatërron jetët dhe dëmton komunitetet tona. Nuk duhet të ketë hapësira të sigurta që të veprojnë kriminelët e krimit të rëndë dhe të organizuar”, tha Ambasada në një postim në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Shullazi, i cili sipas prokurorisë ishte drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal u dënua me 14 vite heqje lirie, 12 u dhanë për Gilmando Danin. Me nga 10 vjet u dënua Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 9 vite burg”.

/tvklan.al