Denisa Kele tha këtë mbrëmje në Opinion në Tv Klan se na pret një e ardhme thuajse robotike.
Ajo tha se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë sot për sot, po planifikon që në të ardhmen të gjithë individët do të kenë në tru një çip me të gjithë informacionin që ekziston në botë.
“Mua më tërheqin të gjithë miliarderët që merren me teknologji, sigurisht që më ka tërhequr dhe Musk. Dhe jam shumë dakord që ndoshta një përqindje shumë të madhe të asaj fitores që Trump pati në këto zgjedhje, padyshim që Musk ka qenë një influencë shumë e madhe. Ky nuk është një nga ata miliarderët që bëjnë një jetë të shthurur. Nuk është nga ata miliarderët që bëjnë jetë luksi.
Ka disa kompani. Kompania që ka Tesla-n është kompania e parë që gjeneron të ardhurat e tij më të larta. Kompania e dytë që ka Starlink, është kompania e dytë që ka marrëdhëniet me shtetin, ose marrëdhëniet me NASA-n që merr miliarda pafund në të gjitha eksperimentet e tij që bën në hapësirë. Tani Musk është… zakonisht këta miliarderët që janë pjesë e teknologjisë kanë një qasje tjetër për përfitimet apo për paratë e tyre. Ata janë në garë me njëri-tjetrin. Duke qenë se ne jemi futur në një periudhë që mua ndonjëherë më kuriozon, më bën shumë kurioze për të ditur se deri kur do të shkojë e gjithë kjo pjesa e teknologjisë, e inteligjencës artificiale. Por ka dhe momente që më frikëson. Dhe Musk ka filluar në këto momente më frikëson pak.
Ka filluar më frikëson me të gjithë këtë maninë që tashmë kompania e tij dhe ai ka, pra me kompaninë e tij Neurolink për sa i përket të gjithë çipave që pretendon të vendosë në të gjithë vitet e ardhshme në trurin e individëve. Dhe nuk janë vetëm çipa për personat që janë invalidë, apo për personat që kanë pasur një traumë. Por janë çipa… ajo që Musk mendon praktikisht që është që në vazhdimin apo në vitet e ardhshme, krahasimet midis një personi ky është më i zgjuar, ky është më pak i zgjuar. Por të gjitha këta personat me këta çipa do të kenë të gjithë informacionin e botës në tru, pra pyet mendjen tënde”, tha Denisa Kele.
/tvklan.al