
Dënohen Flamurtari e Korabi
Disiplina gjobit klubet, ndërkohë që ka penalizuar edhe 5 futbollistë e 2 zyrtarë të klubit vlonjat
Komisioni i Disiplinës ka dënuar klubet e Flamurtarit dhe të Korabit për sjellje josportive dhe të gabuar të tifozëve në takimin e play-of midis tyre.
Klubi vlonjat u dënua me 100 mijë Lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur sende në fushë. Ndërkohë që pesë futbollistë të Flamurtarit u dënuan me nga 3 deri në 5 ndeshje pezullim për sulm ndaj kundërshtarit.
Dënime morën edhe dy zyrtarë të klubit vlonjat. Korabi për sjellje të gabuar të tifozëve u dënua me 50 mijë Lekë gjobë, ndërsa u ndëshkuan edhe dy futbollistë të ekipit.
Sfida e play-of që përfundoi 2-1 në favor të ekipit dibran, solli tensione në fund të takimit mes futbollistëve të të dyja ekipeve.
Disiplina dënoi edhe klubin e Tomorit për sjellje të gabuar të spektatorëve me gjobë në masën 100.000 Lekë.
Klan News