Drejtuesit e një qelize terroriste të ISIS, lidhur me sulmet e Parisit dhe Brukselit të vitit të kaluar, janë burgosur me nga 16 vite secili në Belgjikë. Ekstremistët u dënuan për rolin e tyre në drejtimin e një njesie të ISIS në qytetin belg të Vervivers nën urdhrat e liderit xhihadist për sulmet, Abdelhamid Abaaoud.

Prokurorët thanë se ata ishin në kontakt të vazhdueshëm me terroristet në Siri përmes Abaaoud dhe po komplotonin një sulm në Blegjikë para se qeliza e tyre të shpërbëhej në mënyrë dramatike nga sulmi i përgjakshëm i janarit të kaluar, në të cilën dy prej anëtarëve të tyre u vranë.

Abaaoud u qëllua për vdekje në një betejë me armë me policinë franceze pesë ditë pas sulmeve në Paris, ku humbën jetën 130 njerëz, 13 nëntorin e vitit të kaluar.

Marouane El Bali, Souhaib El Abdi dhe Mohamed Arshad u burgosën sot nga 16 vite secili, ndërsa Omar Damache u dënua me 8 vite nga Gjykata në Bruksel.

Gjykatësi Pierre Hendrickx tha se kishte prova se anëtarët e kapur të ISIS në Verviers ishin duke planifikuar një sulm me armë dhe me bombë në aeroportin Zavantem në Bruksel të të njëjtit lloj si ajo që mori jetën e 17 njerëzve më 22 mars.

Dy anëtarët e dyshuar të grupit u vranë në janar të 2015-tës, pas bastisjes në shtëpi në Vervivers, që ndodhet 75 milje në lindje të Brukselit, pranë kufirit gjerman. I dyshuari kryesor El Bali është akuzuar për tentim vrasje ndaj policisë gjatë përleshjeve në Verviers, pavarësisht se ai ka mohuar akuzën.

Arshad ndërkohë i ka thënë Gjykatës se ai ka vepruar sipas udhëzimeve te Abaaoud për të blerë radio-lidhjet, eksplozivët, dy makina me qira dhe një banesë në Verviers. Dokumentet janë siguruar nga El Abdiu./tvklan.al