Mes të dënuarve nipi i ish-deputetit socialist dhe mundësi Elis Guri

Gjykata Speciale ka dënuar me 46 vite burg, 8 të arrestuarit e një prej fraksioneve të dosjes së famshme 339. Hetimet për këtë grup nisën në 2018-tën, pas operacionit të madh Vol-Vo 4 ku u goditën disa grupe kriminale që merreshenin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Togat e zeza kanë dënuar me 14 vite burg Vilson Ndokën, nipin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3, duke u dënuar me 9 vite e 4 muaj heqje lirie.

Po kështu pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-kampioni i botës në sportin e mundjes Elis Guri që u dënua me 4 vite e 8 muaj burg. Gjykata gjithashtu ka dënuar me 6 vite heqje lirie  Ramadan Dushaj e Rezart Çaçanin.

Po kështu 5 vite heqje është dënuar Fatbardh Gostini, 4 vite e 8 muaj burg do të vuajë Neritan Saraçi, me 5 vite e 4 muaj burg është dënuar Ardit Haxhagiqi dhe 4 vite e 8 muaj u dënua Luan Boça.

Të gjithë këta persona akuzohen për “prodhim dhe shitja të narkotikëve të kryer në bashkëpunim”. Ata u arrestuan në Qershor të 2018-s, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në momentin që do të shkëmbenin një sasi prej rreth 200 kg kanabis sativa.

Sipas hatimeve, këta persona merreshin me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, kryesisht në zonën e Shkodrës, Lezhës, Kurbin dhe Malësisë së Madhe. 

Tv Klan