Dënohen me nga 2 vjet burg gjyqtarët e El Clasico

Dënohen me nga 2 vjet burg gjyqtarët e El Clasico

19:55 29/10/2019

Panë ndeshjen me paratë e biznesmenit që po gjykonin

Nga 2 vite burg do të vuajnë tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët në Tetor 2014 udhëtuan drejt Spanjës për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës me shpenzime të biznesmenit Namik Sadiku.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda caktoi për secilin nga gjyqtarët 3 vite burg, por ky dënim u reduktohet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Pagesa për udhëtimin në Spanjë për të parë El Clasicon, sipas prokurorisë, lidhej pikërisht me një vendim në favor të biznesmenit.

Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Biznesmeni u dënua këtë të martë me 1 vit heqje lire në të njëjtën proces që u mbajt në Gjykatën e Shkallës së Parë për tre Gjyqtarët e Apelit të Durrësit. Mbi ta rëndojnë akuzat e  “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi