Dënohet futbollisti i Barcelonës

Dënohet futbollisti i Barcelonës

09:20 12/09/2019

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është dënuar me 2.8 vite burgim për përdorimin e armës në spital pas zënkës me një këngëtar. Turan, që aktualisht është i huazuar tek klubi turk Basaksehir, i theu hundën këngëtarit Berkay Sahin.

Më pas futbollisti 32-vjeçar qëlloi me armë në dysheme. Ai u dënua për armëmbajtje pa leje, prishje të qetësisë publike dhe plagosje me dashje. Megjithatë, edhe pse u dënua me 2.8 vite, Turan nuk do të bëjë asnjë ditë burg me kushtin nëse nuk kryen asnjë vepër tjetër penale në 5 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, klubi turk e ka gjobitur futbollistin me 350 mijë Paund për incidentin e shkaktuar. Mediat e huaja raportuan se këngëtari Berkhay Sahin ishte së bashku me gruan e tij në një lokal nate në Stamboll një vit më parë kur nisi sherri mes tij dhe futbollistit.

Këngëtari u dërgua në spital pasi kishte thyer hundën. Por incidenti nuk përfundoi me aq. Arda Turan u shfaq në spital me një armë dhe qëlloi në tokë, duke shkaktuar panik tek të tjerët. Pas kësaj ngjarje, 32-vjeçari kërkoi ndjesë. /tvklan.al

Të ngjashme