Dënohet me 3 vite burg Roland Hysi

Posta

Dënohet me 3 vite burg Roland Hysi

11:14 17/10/2019

Kërkoi favore seksuale dhe para në këmbim të një vendimi

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi, që akuzohej për korrupsion është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit duke u dënuar me 3 vjet heqje lirie. Togat e zeza vendosën që Hysit t’i hiqet e drejta që të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Ai është hetuar nën masën e arrestit me burg prej Janarit të këtij viti, pas publikimit të një video-përgjimi në emisionin “Stop”, ku shfaqej duke i kërkuar ryshfet dhe favore seksuale një gruaje, të cilës në këmbim do t’i jepte kujdestarinë e fëmijës.

Në seancën e së enjtes, 50-vjeçari Hysi nuk ishte i pranishëm, por përmes avokatit të tij mbrojtës pritet të apelojë vendimin. Gjyqtari i Fierit u arrestua së bashku me psikologen e Gjykatës së Fierit Elona Meçani. Kjo e fundit kishte rolin e sekseres ku shfaqet duke marrë 500 euro, me qëllim për të ndikuar në Gjykatën e Apelit për të mos u zvarritur gjyqin.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi