U kap me 150 rrënjë kanabis, vlera e të cilës nëse dilte në treg mund të arrinte nga 40 mijë deri në 140 mijë Paund. Fati nuk mund të ishte ndryshe veçse qelia e burgut për një 22-vjeçar shqiptar, i cili u kap brenda kësaj “fabrike”.

Bledar Sh., 22 vjeç pretendonte se ishte thjesht “kujdestar” dhe ka shtuar se është detyruar nga bandat kriminale që ta bëjë këtë punë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë në 10 Mars të këtij viti në banesën ku po rritej droga, u gjet vetëm 22-vjeçari. Autoritetet kanë sekuestruar 2 celularë.

Avokatja e të riut ka thënë se klienti i saj ishte në gjendje ankthi dhe shumë i stresuar për shkak të procesit gjyqësor. Mirëpo gjykatësi i çështjes dha për 22-vjeçarin 24 muaj burg./tvklan.al