Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi u dënua sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion me 1 vit burg. Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi i është ulur në 8 muaj burg.

Mandi akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Tv Klan