Dënohet me 10 vite burg gruaja që i mori Stambollin Erdoganit

Dënohet me 10 vite burg gruaja që i mori Stambollin Erdoganit

18:40 06/09/2019

“Fyeu Presidentin” dhe “përhapi propagandë terroriste” në Twitter

Një gjykatë në Stamboll këtë të premte ka dënuar kryetaren e Partisë Popullore Republikane (CHP) për Stambollin, Canan Kaftancioglu, me pothuajse 10 vite burg për disa postime në Twitter vite më parë.

Nëse dënimi konfirmohet edhe nga Gjykata e Apelit, Kaftancioglu do të kalojë 9 vite, 8 muaj dhe 20 ditë pas hekurave nën akuzat për “përhapje të propagandës terroriste” dhe “fyerje ndaj figurave publike, përfshirë Presidentin Recep Tayyip Erdogan”.

Vetë 47-vjeçarja e cila njihet si gruaja që i mori Stambollin Erdoganit pas 25 vitesh, sëbashku me kandidatin e CHP për metropolin turk, Ekrem Imamoglu, tha se vendimi për ta dënuar ishte marrë në zyrën e Presidentit.

Koha jonë ka filluar, ai humbi. Ne fituam, 80 milionë turqit fituan. Nuk do të heq dorë nga mendimet dhe fjalët e mia pavarësisht verdiktit. Koha jonë ka filluar, ai humbi, ne fituam”, tha Kaftancioglu, e cituar nga Hurriyet, duke iu referuar fitores së thellë të partisë së saj më 23 Qershor në zgjedhjet lokale në Stamboll.

Kaftancioglu do të qëndrojë e lirë deri në aprovimin e dënimit edhe nga Gjykata e Apelit.

Në seancën e sotme gjyqësore Kaftancigolu shoqërohej në gjykatë nga mijëra persona, përfshirë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, aktivistë të të drejtave të njeriut, zyrtarë të konsullatave nga shumë shtete, etj.

Tepër i ashpër në reagimin e tij ishte kryetari i partisë opozitare, CHP, Kemal Kiliçdaroğlu, i cili tha se “në këtë shtet nuk ka drejtësi. Në momentin që merr vendimin, gjykatësi nuk ddëgjon ndërgjegjen e tij, por pallatin Presidencial”./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT