Dënohet me 10 vite burg Klement Balili

Posta

Dënohet me 10 vite burg Klement Balili

14:25 17/10/2019

Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë

Pas një procesi që zgjati vetëm 9 muaj, Klement Balili është dënuar përfundimisht me 10 vjet heqje lirie. Vendimin e formës së prerë e dha këtë të enjte Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, që la në fuqi dënimin me 10 vite burg për të. Balili u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 10 vite heqje lire.

Përmes avokatit të tij mbrojtës Balili kërkoi pafajësinë në gjykatën e Apelit. I cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, ai akuzohet për “Trafik ndërkombëtar droge”, “Grup të struktura kriminal”, “Pastrim parash”. 47-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas gati tre vitesh arrati, në 15 Janar të këtij viti.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Balili dhe familjarët e tij po përballen edhe me një tjetër proces, atë të konfiskimit të pasurisë. Prokuroria ka kërkuar që disa pasuri të familjarëve të Kelmend Balilit të kalojnë në favor të shtetit, pasi nuk justifikohen dhe janë produkt i aktivitetit kriminal të 47-vjeçarit. Ndër pasuritë që kërkohet konfiskimi është edhe kompleksi turistik ‘Santa Quaranta’ në bregdetin e Sarandës, 27 mijë metra katrorë tokë dhe 23 apartamente.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi