Dënohen edhe 3 të rinjtë për të njëjtën akuzë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burg rojën e shkollës 9-vjeçare në Babrru të akuzuar se abuzoi seksualisht me një nxënëse 15-vjeçare.

Abaz Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe u dënua me 18 vjet heqje lirie. Por për shkak se ndaj tij është zhvilluar gjykim i shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3 dhe do të vuajë vetëm 12 vite në qeli.

Me 7 vite e 4 muaj burg u dënua Klajdi Poci, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se 65-vjeçari Doga kishte regjistruar video intime me të miturën dhe më pas ua kishte shpërndarë dhe tre të pandehurve të tjerë.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Ngjarja e rëndë u zbulua në Mars të vitit të kaluar, pasi e mitura denoncoi abuzimin që i ishte bërë.

Tv Klan