Dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ai u gjet fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme për “Shpërdorim detyre” dhe “Mosdeklarim pasurie”. Sipas vendimit të togave të zeza, Goro përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2 vite e 20 ditë heqje lirie.
Gjatë seancës ku bëri mbrojtjen, Goro kërkoi pafajësi duke mohuar të ketë shkelur ligjin në privatizimin e 2 pronave në Himarë.
Gjykata shpalli fajtor për shpërdorim detyre edhe 2 ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, të cilët i dënoi respektivisht me nga 2 dhe 3 vite burg. Sipas vendimit, edhe ata do të përfitojnë ulje të dënimit.
3 të pandehurit në këtë proces u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe po gjykohen se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.
Në vendimin e të enjtes, Gjykata e Posaçme konfiskoi dy pronat për të cilat SPAK thotë se u lejua tjetërsimi në kundërshtim me ligjin dhe një apartament.
Klan News