Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg ish-punonjësin e FNSH-së, Eduard Budini, që me armën e shërbimit tentoi të vidhte me armë një taksist.

30-vjeçari u arrestua me datën 16 Mars të këtij viti.

Me datën 9 Nëntor 2015, në zonën e Yzberishtit, në rrugën “Tre Dëshmorët”, tentoi të grabiste taksistin H.Hoxha. Autori u zbulua pas publikimit të pamjeve filimike nga kamera e sigurisë.

Para gjykatës ish-polici ka pranuar plotësisht autorësinë e vjedhjes me armë. Ai ka deklaruar se kishte vepruar nën efektin e alkoolit dhe nën një gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të ndarjes nga gruaja.

Gjithashtu, ka deklaruar se kishte përdorur armën e shërbimit dhe është i penduar. Sipas tij, pas ngjarjes kishte shkuar tek vendi i taksive, për t’i kërkuar falje shoferit por, nuk e kishte gjetur. Vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Tv Klan