Dënohetn me gjobë të majme dhe burg aktorja Lori Loughin

Rreth një vit më parë aktorja e njohur e serialit “Full House” Lori Loughin dhe bashkëshorti  do të organizonin një skenë mashtrimi në mënyrë që vajzat e tyre të pranoheshin në universitete. Por duket se loja ka përfunduar dhe Lori si dhe stilisti i njohur Mossimo Giuannulli janë dënuar me burg, gjobë si dhe shërbim komunitar.

Sipas prokurorëve, 56-vjeçarja do të kryejë dy muaj burg, do të paguajë 150 000 dollarë gjobë, do të qëndrojë e mbikëqyrur nga një person dhe do të kryejë 100 orë shërbim komunitar.

Mossimo do të kryejë 5 muaj burg do të paguajë një gjobë prej gati 250 000 dollarë dhe do të duhet patjetër të kryejë 250 orë shërbim komunitar, për shkak se ka qenë iniciatori kryesor në këtë skemë mashtrimi.

Në vitin 2019 Loughlin dhe Giannulli paguan 500 000 dollarë ryshfet që dy vajzat e tyre të pranoheshin në ‘University of Southern California’ duke u regjistruar ilegalisht si anëtare të grupeve sportive të universitetit. Konsulenti i çiftit të famshëm William “Rick” Singer lehtësonte procedurat për të siguruar pranimin e vajzave në shkolla.

“Me të vërtetë jam thellësisht keq dhe duhet të përballoj pasojat dhe të bëj ndryshime,” u shpreh aktorja gjatë një seancës të mbajtur online për shkak të pandemisë koronavirusit.

Loughlin dhe Giannulli janë në mesin e 56 personave të akuzuar për skemat e mashtrimit. Edhe aktorja e serialit të njohur amerikan “Desperate Housewives”, Felicity Huffman, ishte shpallur fajtore për një krim të tillë dhe kreu 11 ditë nga dënimi me 2 javë burg në San Francisco.

Klan Plus