Pas emocioneve, sfidës që përfundoi në barazim dhe spektaklit në tribuna në derbin e 174, për Partizanin dhe Tiranën vijnë penalitetet.

Komisioni i Disipinës ka dënuar si të kuqtë, ashtu edhe bardheblutë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Tirana dënohet me dyqind mijë Lekë gjobë, pasi fansat hodhën sende në fushë, ndezën flakadanë dhe dëmtuan ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Edhe tifozët e të kuqve hodhën sende në fushë, ndezën flakadanë dhe dëmtuan ambientet e stadiumit dhe klubi u dënua me njëqind mijë Lekë.

Të dyja ekipet kryeqytetase do të duhet që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara brenda 15 ditëve.

Edhe Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve u dënua me njëqind mijë Lekë.

Klubi i Flamurtarit u dënua me pesëdhjetë mijë Lekë, pasi tifozët përdorën kore fyese në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes.

Zyrtari i Apolonisë, Artan Mergjyshi, për provokim të spektatorëve, u penalizua me dy ndeshje pezullim.

Gjobë për sjelljen jo korrekte të tifozëve, mori edhe Lushnja.

Klan News