Gjykata e Romës ka vendosur në total 70 vite burg për 7 të pandehur mes të cilëve edhe shqiptari Arben Zogu. Me mbrojtjen e Massimo Carminati, një grup shqiptarësh, romanë dhe napolitanas kanë bërë para në Romë duke imponuar  me forcë biznesin e lojërave të fatit. Gjithashtu ata akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet mafioz dhe trafik droge.

Dënimi më i lartë, 20 vite, iu dha shqiptari Arben Zogut, i njohur gjithashtu edhe me emrin “Rccardino”. Ky i fundit ishte i lidhur drejtpërdrejtë me Massimo Carminati-n dhe ishte pjesë e bandës së tij.

Hetimet e nisura 3 vit më parë nga Prokuroria e Romës e Policia Financiare e këtij qyteti, vërtetuan se Arben Zogu ishte në raport të drejtpërdrejt me Massimo Carminatin, një nga eksponentët kryesor të Bandës së Maglianës.

Grupi shqiparëve në Ponte Milvio kërcënonte me vdekje sipërmarrësit që hapnin aktivitete të lojërave të fatit në territorin e influencës së tyre, duke kontrolluar aktivitetin e fitimet në lojërat e fatit.

Gjithashtu grupi i shqiptarëve të Ponte Milvos, kontrollon tregun e kokainës dhe hashashit duke importuar qindra kilogramë drogë nga Spanja e Shqipëria dhe e shitur më pas nëpër rrugët e Romës.Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Petrit Bardhi, Elvis Demce e Elvis Coku i njohur me pseudonimin “Santa Luiza” e i konsideuar furnizuesi kryesor i kokainës nga Spanja në Romë./tvklan.al