Një tifoz që i bëri ofendime racore sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr dhe futbollistit të Villarrealit, Samuel Chukueze gjatë dy ndeshjeve në Mallorca vitin e kaluar, është shpallur fajtor.

Real Madridi njoftoi se fajtorit i është pezulluar dënimi me burg për 12 muaj pasi i kërkoi falje nëpërmjet një letre lojtarit brazilian, e gjithashtu i kreu seancat kundër diskriminimit.

La Liga mori vendimin që të mos ta lejojë të futet në stadium për tri vite. Në një njoftim Los Blancos sqaroi se ky është dënimi i tretë i dhënë në muajt e fundit për ofendime rracore ndaj lojtarëve të Realit dhe klubi theksoi se do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur vlerat e tij e të zhdukë çdo sjellje racore në botën e futbollit.

Në ndeshjen Majorka-Real Madrid të luajtur në stadiumin “Son Moiks” në Palma, u dëgjuan tifozë duke e quajtur Vinicius Jr majmun.

Një minoren që i bëri ofendime rracore mesfushorit të Realit, Aurelien Tçuameni në prill të këtij viti, gjithashtu kërkoi falje dhe shfaqi pendim, ndërsa atij i është ndaluar që të futet në stadium për një vit.

Ai do të marrë pjesë në aktivitete edukative dhe do të paguajë një gjobë.

Klan News