Gjermani Markus Anfang përjashtohet për 1 vit

Ish-trajneri i Werder Bremen, Markus Anfang nuk do të jetë pjesë e futbollit për 1 vit, pasi kishte paraqitur një certifikatë false vaksinimi për Covid-19. Pas skandalit Anfang e kishte pranuar së bashku me ndihmësin e tij Florian Junge pranuan se kishin gënjyer për vaksinën.

Edhe ky i fundit u ndëshkuar me 10 muaj përjashtim. Federata Gjermane e Futbollit vendosi edhe gjoba, 20 mijë euro për Markus Anfang dhe 3 mijë për Florian Junge. Klubi i Werder Bremen e kishte vendosur si kusht vaksinimin.

Fillimisht ai u vendos në hetim dhe më pas dha dorëheqjen. Gjermania po kalon një valë të re infektimesh që po pëson rritje çdo ditë.

Tv Klan