denoncimi2Imami i vetëshpallur Genc Balla, i njohur mes muslimanëve edhe me emrin Shehj Abdurrahim Balla do të përballet edhe me një denoncim të ri.

I arrestuar për terrorizem dhe pas kallëzimit të shkodranit Mani për dërgimin e ish-bashkëshortes dhe djalit të tij 4 vjeç drejt Sirisë, Dylber Shuli nga Gurras i Librazhdit akuzon imamin e xhamisë së Unazës së Re.

Shuli thote se Balla i rekrutoi dhe i dërgoi në Siri djalin e tij Krenar Shuli sëbashku me familjen.

Sipas plakut, nga Rinasi djali u largua drejt Turqisë më 24 tetor të vitit të kaluar sebashku me tre femijet dhe gruan. Per kete ai nuk mori miratimin e familjarëve.

Nëna e Krenar Sulit, Asija edhe pse flet herë pas here në telefon me djalin, është në merak dhe kërkon të kthehet. Ajo pretendon se djalin e kanë mashtruar pasi vetëm 6 klase shkollë kishte.

Për kryeplakun e fshatit, Altin Beqiri, dërgimi i të rinjve është bërë si aventurë në zonën e tyre. Ai pranon se nga fshati kanë ikur në Siri rreth 5 të rinj.

Prokuroria për Krime të Rënda pritet që të administrojë në dosje, kallëzimin e familjes Shuli të dorëzuar tashmë në Prokurorin e Pogradecit.