Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar në të gjithë territorin 7 raste paligjshmërie duke marrë shkas nga denoncimet e qytetarëve. Katër persona u arrestuan dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Konkretisht, në Shkodër u arrestua në flagrancë 22-vjeçari me iniciale D.S., të cilit në makinë iu gjet një kallashnikov. Në Librazhd u arrestua 49-vjeçari me iniciale L.M., i cili në makinë mbante 14 fishekë dhe 7 kg kanabis.

Në Lezhë ra në pranga 50-vjeçari R.G., në banesën e të cilit u gjet 1.5 kg lëndë narkotike. Ndërsa në Vlorë, u kap në flagrancë 36-vjeçarit S.D., i cili posedonte 30 doza kanabis.

Gjithashtu, nga denoncimet e qytetarëve në Tiranë u procedua penalisht 27-vjeçari F.Sh. pasi në lokalin e tij u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Berat, u procedua penalisht 47-vjeçari me iniciale A.Z., sepse në lokal ushtronte aktivitet pa kasë fiskale dhe loto sportive.

Në Elbasan u proceduan penalisht I.Ç., 38 vjeç dhe G.Ç., 22 vjeç, të dy pronarë të një subjekti. Ata akuzohen për “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tyre ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. /

tvklan.al