Denoncimi i qytetares në Stop zbulon lidhjen e dyfishtë

Posta

Denoncimi i qytetares në Stop zbulon lidhjen e dyfishtë

21:05 11/10/2019

Miranda Lapraku, banore e njësisë numër 2 në rrugën “Fuat Toptani” pranë depove të ujit, tregon se nga muaji Mars i 2019-s deri më sot ka pasur probleme me UKT-në. Ajo thotë se punonjësit shkojnë për të hapur disa kanalizime, por sa herë që i vjen uji i del tek kopshti dhe i futet në shtëpi. Miranda shpjegon se muret i ka gjithë lagështirë, ndërsa mobiljet me myk. I është drejtuar UKT-së në njësinë 2 me një ankesë, por asgjë nuk u zgjidh.

Miranda Lapraku-Nga muaji Mars i vitit 2019 kam patur një problem me ujësjellësin, kanë bërë punime në rrugë janë çarë tubat në rrugë. Uji më kalonte mbrapa shtëpisë dhe ndikonte edhe tek muret e shtëpisë.

Gazetarja-Kjo ndodh kur bien shira apo thjesht kur vjen uji i pishëm?

Miranda Lapraku-Jo, se shira nuk kemi pasur gjithë verën, por gjithë verën e kam patur këtë problem.

Gazetarja-Kur ndodhi ky problem ku jeni interesuar?

Miranda Lapraku-Shkova tek ujësjellësi bëra ankesën, asnjë përgjigje. Shkova prap, protokollojmë tha dhe do e çojmë, prita prap një javë. Shkova tek njësia 2 se ndoshta mund ta përshpejtonin këtë hall që kisha unë, por prap asnjë gjë.  

Më pas iu drejtua Drejtorisë Operacionale dhe pavarësisht premtimit të drejtorit, sërish asnjë zgjidhje.

Miranda Lapraku-Tre herë kam shkuar tek drejtoria operacionale, kam kërkuar takim me drejtorin, më kanë përcjellë nuk më kanë lënë takim. Tani fillon sezoni i shirave dhe shtëpia ime do përmbytet.

Pas denoncimit të bërë në Stop nga qytetarja, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i UKT.

Arbion Dalipi, drejtori i UKT për njësinë numër 2, tregon gjithë përpjekjet për zgjidhjen e problemit, por asgjë nuk u konstatua, derisa një specialist zbuloi një lidhje të paligjshme, që çonte në banesën e qytetarit Kadri Hasa.

Inxhinierja-E kujt është ajo lidhja atje?

Qytetari Kadri Hasa-E imja!

Inxhinierja-Po kjo e kujt është?

Qytetari Kadri Hasa-E imja!

Inxhinierja-Si? Dy lidhje ti?

Qytetari Kadri Hasa-Po e kam me sahat.

Inxhinierja-Të dyja me sahat ë?

Qytetari Kadri Hasa-Po!

Inxhinierja-Këpute njërën! Këputjani këtij! Paska dy lidhje, një e ka këtu, një e ka në rrugë ky zotëria.

Gazetarja-Me atë rast, zbuluam edhe lidhjen e dyfishtë.

Inxhinierja-Këputini këtë këtu që mos t’i japë lagështirë, të rrijë me atë aty! Matësi një lidhje duhet të ketë, jo dy!

Kadri Hasa u gjobit me 100 mijë lekë të vjetra dhe problemi i zonjës Miranda Lapraku u zgjidh./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT