Bllokimi i fluturimeve në Shqipëri si pasojë e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror të Albcontrol ka shkaktuar anulimin e shumë fluturimeve drejt vendit tonë.

Në redaksinë e tvklan.al, në rubrikën “Kallëzo”, një qytetar ka shprehur indinjatën për situatën që po ndodh në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Ai thotë se është bllokuar në Belgjikë pasi fluturimin e kishte ditën e djeshme.

Por për shkak të pezullimit të të gjitha fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare si pasojë e protestës së punonjësve të Albcontrol, është detyruar të qëndrojë në Belgjikë dhe nuk kanë ende një përgjigje se kur do të nisen drejt Shqipërisë.

Në linjën e fluturimit ditën e djeshme nga Brukseli drejt Rinasit ishin rreth 40-50 persona.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare dhe Ministria e linjës janë duke punuar për të hartuar një plan që të rinisë fluturimi në hapësirën ajrore shqiptare dhe zëvendësimi i kontrollorëve të Albcontrol me staf tjetër nga vendet fqinje. /tvklan.al