Në një konferencë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Administrimin e procesit nga KQZ, Celibashi e cilësoi model me standard dhe integritet të plotë.
“Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar”, tha Celibashi.
Sa i përket denoncimit të kreut të PD, Sali Berishës, për “trenin bullgar” në Elbasan, Celibashi tha se ky rast duhet të hetohet nga organet e procedimit penal.
“Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.
Për votimin brenda vendit, në dijenë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve”, është shprehur Celibashi.
/tvklan.al