Denoncimi në “STOP”/ Dëmshpërblimet qesharake nga Prefektura për pronarët e dyqaneve tek “Rruga e Kavajës”

Denoncimi në “STOP”/ Dëmshpërblimet qesharake nga Prefektura për pronarët e dyqaneve tek “Rruga e Kavajës”

20:57 14/07/2016

“Sesa”, një godinë e vjetër e ndërtuar në vitin 1935 , në kohën e demokracisë u privatizua nga shteti. Më pas ky i fundit ua shiti disa pronarëve të cilët ndërtuan dyqane dhe u pajisën me çertifikata pronësie dhe trualli.

Por çfarë ndodh sot në 2016?

Kjo ndërtesë do të rikthehet në identitet, pasi do të bëhet pjesë e Prefekturës së Tiranës, ndërsa këto dyqane do të shemben. E çuditshmja në këtë mes është kompensimi qesharak që është vendosur ndaj pronarëve të këtyre dyqaneve.

Ndërsa ajo që vlen të theksohet është fakti se këto dyqane ndodhen në një ndër zonat më të mira në kryeqytet siç është zona tek “Rruga e Kavajës” .

Për mikrofonin e “STOP” pronarët e këtyre dyqaneve thonë se disponojnë të gjitha dokumentet konform rregullave dhe ligjit, ndërsa shprehen të irrituar ndaj dëmshpërblimit qesharak që shteti ka vendosur ndaj tyre.

stop 2

Minimumi i çmimit për një metër katror i dyqaneve në këtë zonë është të paktën mbi 5000 euro, ndërsa kompensimi është bërë me 320 mijë lekë metri katror për dyqanin dhe 669 mijë lekë për truallin.

stop 4

Lidhur me këtë shqetësim të këtyre pronarëve, stafi i “STOP” iu drejtua Prefekturës së Tiranës. Në një intervistë për mikrofonin e “STOP” Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës së Tiranës, Emil Konomi, i cili tha se ky institucion kishte nevojë për hapësira dhe kjo ishte miratuar me një VKM.

stop 5

Ndërkohë që nuk thotë asgjë lidhur me hallin e këtyre pronarëve të cilët do të dalin në mes të katër rrugëve./tvklan.al
LAJMET
Të ngjashme
UKT