Një natë më parë emisioni investigativ “STOP” përmes kameras së fshehtë denoncoi parregullësitë që janë bërë ditën e shtunë me 9 Prill, në referendumin e PS në disa qendra votimi. Parregullsi të cilat konsistonin me votimin dy herë në këto qendra, votimi pa mjet identifikimi, votimi nga persona të cilët nuk janë anëtarë të PS, si dhe shumë parregullsi të tjera të cilat u bënë publike një natë më parë.

surrel votimi

Pas publikimit në emisionit “STOP” të kësaj problematike, Ben Blushi ka reaguar ditën e sotme përmes një deklarate për mediat, “STOP” sjell një pjesë nga kjo deklaratë:

“Kanë shkuar dhe kanë mbushur kutitë në të gjithë cepat e Shqipërisë dhe ky është një fakt publik që jo vetëm e dija, jo vetëm e dijnë mijëra socialistë në gjithë Shqipërinë, por tashmë është një provë e dokumentuar në mënyrë filmike fatmirësisht, shumë falënderime Televizionit Klan dhe emisionit “STOP”.

blushi

Por, nuk ka qenë vetëm Blushi ai që ka reaguar lidhur me këtë çështje. I ftuar në në një emision televiziv, Deputeti i PS, Pandeli Majko është pyetur lidhur me këtë rast. Ai është shprehur se nuk e ka parë emisionin, por pavarësisht kësaj, ai ka pranuar faktin se këto parregullsi kanë ndodhur, madje sipas tij mund të ketë patur edhe më shumë.

“Tani ju them unë se çfarë ndodh aty ku kam qenë unë. Ne kemi lejuar që të votojnë edhe njerëz të cilët pavarësisht që nuk ishin në listat e organizatave, ishin në listat zyrtare dhe kur kishin tesera me lulëkuqe dmth ishin shtresa më e vjetër e PS nga 12 Qershori i themelimit, dhe e kemi bërë këtë me një ndjenjë vetëdije dashamirësie, në sensin që referendumi është një proçes i hapur, brenda kësaj hapësire sigurisht mund të kenë ndodhur detaje të tilla, mund të kenë ndodhur detaje edhe më problematike.”

Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga Deputetja e PS, Mimoza Hafizi e cila është shprehur se manipulimi i të ashtuquajturit referendum është mjaft i dukshëm si dhe ka pohuar se ka patur edhe parregullsi dhe probleme të tjera më të rënda.

hafizi

“Miq të nderuar! Shumëkush e ka të qartë , se manipulimi në të quajturin referendum të 9 Prillit ka qenë shumë më i rëndë se në videon më poshtë, që u shfaq mbrëmë në media. Por kur ai bëhet kaq i dukshëm, fjalët mbarojnë. Faleminderit gazetarëve të emisionit STOP./tvklan.al