Në pjesën e dytë të emisionit “STOP” u trajtua një problematikë që lidhet me sistemin arsimor në Përmet.

Drejtorët e shkollave janë të dënuar për falsifikim dokumentash.

Sipas udhëzimit 57 të vitit 2013, dalë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, një drejtor shkolle nuk mund të jetë i tillë, nëse ai më parë ka kryer një vepër penale, si falsifikim të dokumentave zyrtare.

Por çfarë ndodh?

Drejtor i shkollës së Ballabanit, edhe pse në vitin 2015 është akuzuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, si falsifikator dokumentash dhe dënuar me një vit burg, ai vazhdon të jetë akoma drejtor i kësaj shkolle.

estref isufaj

Gazetarja: Prej sa kohësh je drejtor shkolle?

Estref Isufaj: Në prill të 2014

Gazetarja: Si jeni përzgjedhur drejtor shkolle?

Estref Isufaj: Jam në procedurat e konkurimit, nuk jam emëruar akoma.

Gazetarja: Kam një vendim gjyqi të 2015, sa e vërtetë është kjo?

Estref Isufaj: Shkojmë në prokurori e verifikojeni.

Gazetarja: Ju jeni Estref Isufaj, i datëlindjes 27. 7 1982, pasi keni kryer një vepër penale ju aktualisht drejtoni këtë shkollë.

Estref Isufaj: Po

Gazetarja: Me urdhër të kujt jeni zgjedhur drejtor shkolle?

Estref Isufaj: Nuk jam përzgjedhur drejtor shkolle, jam i komanduar.

Gjykata kishte vendosur për Estref Isufaj deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të fallsifikimit të dokumentave dhe dënimin e tij me 1 vit burg.

Pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i pandehuri Estref Isufaj të përmbushë një punë me interes publik, pa shpërblim për një kohë 40 orë punë.

Ndërkohë, ai rezulton se ka filluar punë në Prill të 2014, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar në 15.12.2015, pra ka qenë në punë dhe vazhdon të ketë punë si drejtor edhe pse ka falsifikuar dokumentat.

Një tjetër rast i ngjashëm po në Përmet, ka të bëjë me drejtorin e Shkollës “Meleq Gosnishti”, i cili ka qenë i komanduar në punë si drejtor.

Një vendim gjyqësor i Rrethit Përmet thekson se, shtetasi Arben Xhaja, i datëlindjes 23.11.1968 është dënuar më parë për falsifikim dokumentash dhe procese zgjedhor.

arben xhaja 2

Gazetarja: Ju jeni Arben Xhaja, drejtor i kësaj shkolle. Prej sa kohe jeni drejtor?

Arben Xhaja: Unë kam që në Mars të vitit 2014 që kam ardhur si i komanduar, më pas është kryer konkurrimi, ku kanë marrë pjesë edhe kandidatë të tjerë dhe jam shpallur fitues me anë të konkurrimit.

Gazetarja: Më përpara cili ka qenë profili yt?

Arben Xhaja: Më përpara cikli i ulët.

Gazetarja: Si është karrigia e dretorit?

Arben Xhaja: Krahasuar me herën e parë, vështirësitë tani janë më të mëdha se dhe volumi i punës është shumë i madh. Unë jap lëndën e Edukatës Qytetare, në klasat e ciklit të ulët.

Gazetarja: Ju jeni Arben Xhaja, na kanë thënë që më përpara keni qenë i dënuar me 8 muaj burg për falsifikim të procesit zgjedhor, sa e vërtetë është kjo ?

Arben Xhaja: Ka një vendim të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, por nuk është 8 muaj burg, është dënim me kusht 8 muaj, kusht të cilin unë e kam përmbushur duke u paraqitur rregullisht në shërbimin e provës në qytetin e  Gjirokastrës.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Përmet, lidhur me rastet e dy drejtorëve është shprehur se nuk ka asnjë rast të dënuar më parë.

drejtoresha

Drejtoresha: Në dijeninë time edhe në qytetin e Përmetit, ku janë dy shkolla nuk kam asnjë drejtor të dënuar.

Gazetarja: Siç e shikoni edhe vetë është një vendim i Rrethit Gjyqësor Përmet dhe pikërisht drejtori Arben Xhaja rezulton i dënuar.

Drejtoresha: Nuk kam asnjë informacion.

Gazetarja: Po dokumentacion nuk ju kanë sjellë?

Drejtoresha: Kam zhvilluar një konkurs në zbatim të udhëzimit 57, kanë marrë pjesë tre konkurues, ka marrë pjesë edhe drejtori aktual, Arben Xhaja.

Gazetarja: Po Estref Isufaj si është bërë drejtor?

Drejtoresha: Estref Isufaj nuk është drejtor në asnjë nga shkollat e Këlcyrës, të qytetit, është drejtor i shkollës me kontratë në një nga shkollat e mesme të bashkuara në Ballaba. Nëse ai është i dënuar, patjetër që do të zbatojë ligjin.

Një tjetër problematikë po në Përmet, ka të bëjë me Inspektorin e Zyrës Arsimore të këtij qyteti, Saliko Hodo, i cili pavarësisht se ka dalë në pension vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

inspektori

Gazetarja: Pozicioni juaj në DAR (Drejtoria Arsimore Rajonale) Përmet dhe prej sa kohësh punoni në këtë pozicion?

Inspektori: Gati dy vjet e dy muaj.

Gazetarja: Sa vjeç jeni?

Inspektori: Sa ju dukem?

Gazetarja: Më dukesh 67

Inspektori: Aty aty.

Gazetarja: Mos ndoshta në vendin tënd duhet të ishte dikush tjetër, se tashmë ju duhet të ishit në pension?

Inspektori: Nuk kam penguar askënd që të vijë e ta zërë.

Gazetarja: Ka pasur kërkesa për të zënë karrigen tuaj, por keni qenë ju dhe ka qenë e pamundur.

Inspektorin: Jo absolutisht, nuk është e vërtetë që të kem penguar unë për të zënë këtë vend.

Gazetarja: Ju tashmë duhet të ishit në pension.

Inspektori: Patjetër.

Gazetarja: Ju jeni në pension?

Inspektori: Jo.

Gazetarja: Pse?

Inspektori: Jam në punë.

Gazetarja: Deri në çfarë moshe do të arrini ta mbani këtë pozicion?

Inspektori: Nuk e di, nuk varet nga unë, nuk po e mbaj forcërisht, s’ka kërkuar që të mos dal në pension.

Gazetarja: Po ju keni kërkuar që të dilni në pension?

Inspektori: Jo nuk kam kërkuar që të dal në pension, por çështja është kështu se tani për tani nuk ka patur kërkesa.

Drejtoresha Alma Hoxha: Saliko Hodo është përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë.

Gazetarja: Nuk keni pasur asnjë kërkesë për pozicionin e z.Hodo?

Drejtoresha: Kërkesat nuk bëhen tek unë, në momentin që shpallet vendi bosh konkurohet në DAP, ju nuk ma bëtë të drejtpërdrejtë pyetjen, por unë e di se ku synoni ju.

Gazetarja: Ai tashmë është 67 – vjeç, duhet të kishte dalë në pension dhe jo të zinte vendin e dikujt tjetër.

Drejtoresha: Saliko ka mbushur moshën e pensionit, por nuk ka mbushur vitet e vjetërsisë në arsim, që ligji për Sigurime Shoqërore i lejon të vazhdojë. Në dijeninë time vitet në arsim i mbush në fund të Marsit. Në momentin që do të jetë vendi i lirë do ta relatoj në datë.

Në pjesën e tretë të emisionit “STOP”, u trajtua mungesa e protezave në spitale. Konkretisht, u soll në vëmendje rasti i një qytetar, i cili, nëse nuk pajiset me një protezë brenda 5 muajve, rrezikon t’i pritet këmba.

Për më shumë, shihni videon.

/tvklan.al