Emisioni “Stop” ka publikuar sot denoncimin e një qytetari. Një i ri drejtuar në emisionin “Stop” tregon se ka aplikuar për “specialist pa gradë” në Nëntor të vitit 2019 në SHÇBA.

Nga konkursi ai ka dalë u katërti, nga 5 vendi që ishin bosh, por pasi e njoftuan, që është fitues, ai nuk u emërua. Njëherë i thanë, se ishin 3 vende vakante, kur shpallja ishte për 5 të tillë.

Nëpërmjet faqes zyrtare të SHÇBA jam vënë në dijeni se janë shpallur 5 vende vakante për “specialist pa gradë” nga struktura civile e SHÇBA. Në Nëntor të vitit 2019 është zhvilluar konkursi për pozicionin “specialist pa gradë” unë kam marrë pjesë në konkurs dhe në datën 7 jam shpallur fitues, duke u renditur i katërti.

Duke pritur që të emërohesha në këtë detyrë jam njoftuar me e-mail nga drejtori i burimeve njerëzor, i cili më tha se duhet të prisja, pasi është drejtori i përgjithshëm ai që vendos për emërimet. Duke pritur për rreth 7 muaj, jam njoftuar se nuk jam fitues, pasi 3 vende ishin vakante në këtë institucion, ndërkohë që shpallja ishte për 5 vende.

Portali i bashkëqeverisjes me ka dërguar një përgjigje ndryshe nga SHÇBA, duke më thënë se janë emëruar 3 kandidatë që nuk kishin materiale në ngarkim. Ndërsa unë si kandidati fitues jo i emëruar duhet të konkurroja përsëri, pasi nuk kishte informacione të plota nga institucionet e inteligjencës, por unë disponoj certifikatë sigurie”, thotë i riu.  

Pas këtij denoncimi emisioni “Stop” i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave lidhur me pretendimet e të riut. Në përgjigjen për emisionin “Stop”, SHÇBA pranon padrejtësinë ndaj të riut fitues në konkursin e Nëntorit 2019 dhe se i riu është i mirëpritur që të marrë pjesë në konkurset e radhës./tvklan.al