Në emisionin investigativ “STOP”, sot u trajtua historia tronditëse e një 16 – vjeçareje, e cila detyrohet të prostituojë nga i dashuri i kushërirës së saj. Adoleshentja e rritur në një familje me vështirësi dhe probleme të shumta ekonomike rrëfen historinë rrënqethëse.

stop e mitura 2

Për shkak të vështirësive ekonomike në të cilën ndodhej familja e saj, ajo është detyruar të kërkojë punë në një lokal duke gënjyer për moshën e vërtetë. Pikërisht kjo u bë shkak që historia e saj të bëhet publike, pasi punonjësja e lokalit ka denoncuar rastin në emisionin “STOP”.

16 – vjeçarja deri më sot nuk ka guxuar të bëjë denoncim në polici për shkak të frikës dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga tutori i saj.

stop punonjesja

Gazetarja: Përse kërkuat që emisioni “STOP” të vijë në qytetin e Durrësit?

Punonjësja: “

Unë jam punëtore në një lokal. Vajza ka ardhur ka kërkuar ndihmë për punë, e kemi marrë në punë. Na ka thënë jam 18 – vjeçe, e kam mbushur moshën. I besuam sepse nën moshë ne nuk marrim absolutisht, sepse është e ndaluar. E morëm në punë 3 ditë, kërkoi shtëpi me qera. E pashë se ishte si e vogël edhe i thashë, do të rrish në shtëpinë time, unë jam e martuar, hajde të rrish në shtëpinë time sa të marrësh veten sepse nuk kishte mundësi. Në rregull tha, po rri. Pastaj, na bën një telefonatë një person. Ai na thotë, sillni vajzën sezbën.

Gazetarja: Kush ishte ai?

Punonjësja: 

“Ai person me sa di unë e shfrytëzon vajzën. Vajza e pranon dhe gjyshja e saj, e kemi takuar personalisht dhe thotë që e shfrytëzon”.

Gazetarja: Për çfarë e shfrytëzon?

Punonjësja: “

Për prostitucion”.

Gazetarja: Pastaj çfarë ndodhi?

Punonjësja: 

“Pastaj e morëm vajzën sepse u shqetësuam. Shkuam tek gjyshja e saj, kishte gjyshen 75 – vjeçe të paralizuar, mamanë kaluar në depresion 50-vjeçe. I kemi thënë gjyshes se vajza juaj ka ardhur për punë. Po, tha e kemi dërguar për punë sepse jemi në gjendje të keqe ekonomike. Po atëherë i themi ne, kush është ai person që na ka telefonuar, që ne morëm këtë rrugë? Tha, ai person, vjen dhe e shqetëson pasi vajzën do ta nxjerri në rrugë”.

Stafi i emisionit u nis drejt qytetit të Lushnjes për të marrë prononcimin e vajzës 16 – vjeçare me iniciale A.S.

Gazetarja:

Sa vjeçe je?

Vazja: 

“16 e gjysmë.”

Gazetarja:

Vazhdon shkollën? Në kohën e lirë me se merresh, si e mbush ti ditën?

Vajza: “

Unë nuk shkoj në shkollë.”

Gazetarja:

Me kë jeton këtu në shtëpi?

Vajza: “

Me nënën dhe mamin.”

Gazetarja:

Po babi ku është?

Vajza: “

Është i ndarë.”

Gazetarja:

Kam dëgjuar që është një person i cili ka shprehur dëshirën të të ketë dhe ka kërkuar të të trafikojë, sa e vërtetë është?

Vajza: “

Po, unë vajta njëherë në punë dhe më merrte në telefon dhe më thoshte hajde në Lushnje, unë nuk shkoja. Më thoshte hajde se do të punosh për mua prostitutë. Unë nuk doja, por kisha frikë dhe për ta denoncuar nuk e kam denoncuar sepse kisha frikë se mos më rreh. Ai gjuan, pi dhe të kuqe.”

Gazetarja:

Kush është ai që kërkon të të nxjerrë në rrugë?

Vazja:

 “Klodian Kiptiku.”

Gazetarja:

Është i dashuri yt apo një i njohur?

Vazja: 

“Është i dashuri i kushërirës time.”

Gazetarja:

Më trego pak momentin e takimit, si është një ditë kur takohesh ti me Klodianin?

Vajza: 

“Po, kam shkuar e kam takuar dhe pastaj më çonte nëpër hotele.”

Gazetarja:

Të çonte nëpër hotele me meshkuj të ndryshëm?

Vajza: 

“Dy herë me të njëjtin, pastaj herën e tretë me tjetër.”

Gazetarja:

Të ka dhënë para në shkëmbim?

Vajza:

“Jo, i mbante për vete.”

Gazetarja:

Prej sa kohësh e njeh këtë person?

Vajza:

 “Prej 6 muajsh.”

Gazetarja:

Po kur takohesh me Klodin, çfarë të thotë?

Vajza: 

“Do të shkosh me këtë, do të shkosh me atë. Unë nuk dua të shkoj, por ai më godet dhe nga frika unë shkoj.”

Gazetarja:

Të ka dhunuar?

Vajza: 

“Më ka goditur disa herë.”

Gazetarja:

Të detyron ky që domosdoshmërisht të shkosh në shtrat me persona?

Vajza: 

“Po.”

Gazetarja:

Po këto 3 ditë pse je larguar nga shtëpia?

Vajza: 

“Jam larguar sepse unë nuk dua që të rri me të.”

Gazetarja:

Vjen të kërkon në shtëpi ai dhe të merr?

Vajza:

 “Jo më merr në telefon, unë nuk dua, pastaj vjen kushërira këtu edhe më thotë hajde se të kërkon Klodi, se do të vijë këtu dhe do të rrahë.”

Gazetarja:

Të ka thënë ndonjëherë se mund të të çojë edhe jashtë shtetit?

Vajza: 

“Po më ka thënë, pasaportën ta bëj unë tha, por merri prokurën babit dhe hajde ikim.”

Gazetarja:

Në çfarë shteti?

Vajza: “

Në Hollandë.”

Gazetarja:

Çfarë do të bënit ju atje?

Vajza:

 “Prostitutë.”

Gazetarja:

Ta ka thënë vetë me gojën e tij?

Vajza: 

“Po ma ka thënë.”

Gazetarja:

Çfarë të ka thënë konkretisht?

Vajza:

 “Më ka thënë që do punosh në Hollandë dhe në Itali. Nuk dua unë që të shkoj sepse nuk është për mua, jam e vogël.”

Gazetarja:

Në polici ke vajtur për ta denoncuar?

Vazja:

 “Jo sepse kam frikë.”

Gazetarja:

Pse ke frikë?

Vajza: 

“Kam frikë se po vajte do të vras thotë. Takohem dhe ai më thotë mua do të shkosh me këtë çunin, unë nuk shkoj, ai më godet pastaj.”

Gazetarja:

Në momentin që ti refuzon ai ushtron dhunë ndaj teje?

Vajza: 

“Po. Ky është 38 – vjeç. Kur më çon mua me meshkuj merr nga 50 euro.”

Gazetarja:

Ty nuk të jep asgjë?

Vajza: 

“Jo. Ky është i martuar ka një grua me 3 fëmijë, është martuar dhe njëherë tjetër. E ka çunin 18 – vjeç në Itali. Ka edhe këtë kushërirën time. Mamin e kam të sëmurë, nënën e kam të paralizuar, vëllain e kam në burg.”

Gazetarja:

Ti je fare e pambrojtur?

Vajza:

 “Po. Jeta ime po shkatërrohet.”

Faktin tronditës të shfrytëzimit të vajzës e pohon edhe gjyshja e saj, e cila shprehet e frikësuar dhe e shqetësuar për fatin e mbesës së mitur. Ajo gjithashtu shton se është dhunuar nga e dashura e Klodianit, e cila kishte shkuar në shtëpinë e saj me urdhër të këtij të fundit, për të marrë vajzën dhe për ta shfrytëzuar.

stop gjyshja

Gazetarja:

Jeni në dijeni se çfarë po ndodh me mbesën tuaj, me kë shoqërohet?

Gjyshja: 

“Po, ja tek ky shkon, tek Klodi. Ky e paska marrë në telefon, unë nuk dija gjë. Unë nuk kam telefon të marr. Pastaj vjen e merr mbesën, merr këtë dhe ikën, mua më rrëzoi, më rrahu dhe iku.”

Gazetarja:

Kush të rrahu?

Gjyshja: 

“Ajo që rri tek Klodi.”

Gazetarja:

Përse të rrahu ajo?

Gjyshja: 

“Më rrahu sepse erdhi këtu, i tha mbesës vishu shpejt edhe mi bëri plaçkat pastaj rrëmujë, i tha vishu shpejt e shpejt, se ku e çoi nuk e di. Ajo më goditi dhe më rrëzoi.”

Gazetarja:

Cila është frika jote më e madhe, çfarë mund t’i ndodhë mbesës tënde?

Gjyshja:

Se mos ma marrin andej, se di ku mund të ma çojnë vajzën.

/tvklan.al