E mitura drogohej dhe abuzohej seksualisht

Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit të 17-vjeçares, e cila prej 1 viti abuzohej seksualisht dhe drogohej prej personave të arrestuar.

Por menjëherë pas këtij veprimi nga ana e uniformave blu, familja e 17-vjeçares ka rënë pre e kërcënimit. Në oborrin e shtëpisë së saj është hedhur një pako me lëndë plasëse artizanale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat RENEA, që pas verifikimit ka zbuluar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Menjëherë më pas policia ka bërë edhe identifikimin e autorit të cilin më pas e ka arrestuar.

Tv Klan