Mirela Bosi, nëna e cila ka denoncuar djalin e bashkëjetuesit të saj se prej 2 vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të bijën e saj 12 vjeçare, ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka thënë se kur e ka pyetur të bijën lidhur me marrëdhënien me 29-vjeçarin, i ka thënë se e ka si vëlla, por e vërteta në fakt kishte qenë krejtësisht ndryshe.

Pas denoncimit të nënës, e mitura ka pranuar para psikologëve se prej 2 vitesh është në një lidhje me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj, Mirela Bosit.

Kjo e fundit thotë se e bija dhe 29-vjeçari prej 3 vitesh flinin në një dhomë, teksa tregon si e ka kuptuar se ata kishin një lidhje intime bashkë.

Nëna: Thoshte e kam si motër. Pastaj e pikasa unë atë.

Pyetje: Si e pikase?

Nëna: Pikasa telefonin që kishte shkruar “zemër” dhe pastaj i thashë unë atij dhe ai e pranoi.

Pyetje: Po vajza çfarë të tha?

Nëna: Mami “e kam si vëlla”. Psikologia më tha që “ata duhen të dy, edhe ai, edhe ajo.” Djali më tha “e kam si motër”. Ata hanin e pinin aty, të dy rrinin aty.

Pyetje: Ti ke denoncuar se ata kishin 2 vjet që ishin lidhur dhe kryenin marrëdhënie?

Nëna: 3 vjet që flinin bashkë në të njëjtën dhomë.

Pyetje: Pse flinin në një dhomë?

Nëna: Jo nuk ka vend, jo nuk ka dhomë… Në bisedat në telefon pashë edhe fotot që kishte dalë me të. Ajo është e vogël 12 vjeç.

Pyetje: Vajza a ka pranuar që ka kryer marrëdhënie me djalin?

Nëna: Nuk më tregon ajo. Policia nuk më ka thënë gjë. Vetëm psikologet e kanë pyetur. Ajo më thotë “e kam si vëlla”.

Pyetje: Ti a e beson vajzën tënde?

Nëna: Jo. Me atë sjellje që bën ajo, jo.

Pyetje: Pse dyshon ti që ka kryer marrëdhënie seksuale dhe ndoshta nuk është e vërtetë?  

Nëna: I dëgjoja pas derës, por nuk doja që të hapeshin llafet. Thosha që do i vijë koha…

Pyetje: Çfarë dëgjoje pas derës?

Nëna: Dëgjova atë zhurmë që bënin, të qeshurat, që ashtu… Ajo është fëmijë… Më mirë të më thoshte “të rritet çupa dhe pastaj ta marr”, por jo kështu. Kam 2 muaj që e kam zbuluar. Denoncimin e kam bërë pardje.

Nëna: Pse kaq vonë?

Nëna: U zumë ne në shtëpi…

Nëna: Sa kohë kishit që jetonit me vajzën në atë familje?

Nëna: 3 vjet. Nuk po më duronte truri më dhe do ikja fare.

Pyetje: Ku i bazon dyshimet që thua se kanë 2 vite që kryejnë marrëdhënie?

Nëna: Ata që flejnë atje unë nuk e di… U acarova fare, u bëra me nerva.

Pyetje: Çfarë kërkon nga policia?

Nëna: Nga policia kërkoj që ai të mos e bëjë më atë. Të flejë me çupën jo njëherë. Unë nuk rri atje më. Nëse ai e do vërtetë, të rritet, ta marrë, por jo të flejë me të në dhomë njëherë.

Jashtë kamerave, vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se e mitura ka deklaruar se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për t’u martuar kur ajo të rritej.

Pas denoncimit, e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologia./tvklan.al