Një vajzë indiane është në luftë me jetën, pasi trupi i saj u përfshi nga flakët, teksa shkonte në gjyqin ku do të paraqitej si viktimë e përdhunimit.

23-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas autoriteteve indiane ajo është nën vëzhgimin e stafit mjekësor, pasi situata mund të përkeqësohet nga çasti në çast.

Momentalisht, ajo po kurohet për djegie të rënda në një qendër shëndetësore dhe pritet që të transportohet në kryeqytet për një kujdes më të mirë shëndetësore.

Për këtë ngjarje, uniformat blu kanë arrestuar 5 burra. Deri tani, ka informacione se vajza u sulmua dhe u zvarrit nëpër një fushë, vend ku mendohet se edhe i është vënë zjarri.

Sipas mediave lokale, në Mars të këtij viti, 23-vjeçarja kishte ngritur një padi kundrejt dy burrave për marrëdhënie seksuale të detyruar.

Kjo ngjarje ka ngjallur një zemërim të madh në Indi. Kohët e fundit, raste të tilla përdhunimi dhe vrasjeje tronditëse në shtetin aziatik kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Klan Plus