Myqyrem Malaj ishte me detyrë shef operativ në OSHEE-në e Ballshit, deri ditën kur denoncoi vjedhjen e 490 litrave vaj nga drejtori Guri Nuhaj.

Malaj shpjegon se vaji përdoret për transformatorët e energjisë, por kur foli për këtë abuzim, u çua fillimisht faturues 50 km larg Ballshit.

Pasi njoftoi gjithë hallkat, që nga prokuroria, portali qeveritar e deri te krimi ekonomik, sot është i papunë.

Në një bisedë të regjistruar, drejtori i OSHEE Ballsh, Guri Nuhaj tregon mekanizmin sesi duhet të fshihen gjurmët e vjedhjes. Ai thotë se ka miq te Krimi Ekonomik i Fierit dhe po ashtu te portali i qeverisë, ndaj dhe çështja do të mbyllet.

“Vij nga qyteti i Ballshit, me profesion elektriçist. Kam mbaruar shkollën në 1976 dhe kam 40 vite pune në profesionin e elektriçistit. Gjatë gjithë kohës që kam qenë në punë jam munduar të punoj me përkushtim. Në datën 7 Gusht 2017 konstatoj një abuzim në ndërmarrjen e Ballshit, vidhen 480 litra vaj. Pasi zbuloj vjedhjen, shkoj te shefi i agjencisë Ballsh dhe i ankohem për vajin që ishte vjedhur”.

“Personat përgjegjës për vjedhjen e vajit janë shefi i agjencisë Ballsh, Guri Nuhaj dhe Veladin Saushi. Rastësisht takoj një elektriçist dhe më thotë që drejtori im ishte shumë burrë i mirë. I thashë nga e njihte dhe më tha që para disa ditësh ngarkoi dy fuçi vaji dhe i hodhi vetëm në makinë. Shkoj në Ballsh, interesohem dhe marr kontakt me Guri Nuhajn. I them që është vjedhur një sasi vaji dhe kush e ka tërhequr. Ai më kërcënoi dhe më tha: ‘Se kush e ka tërhequr atë sasi vaji e di unë, nuk ke punë ti’. Natën ka shkuar Guri Nuhaj te kolegët, ka marrë firmat sikur e ka hedhur vajin nëpër transformatorë, kur vaji është marrë para 4-5 muajsh”

“Në kohën që bëmë debate për marrjen e kësaj sasie vaji, ky më bën presion dhe më thotë që nëqoftëse do të vazhdoja me këtë, do të më hiqte si shef i grupit operativ dhe kështu veproi”.

“Më çoi faturist 50 km larg, që është një rrugë që s’ka makina, e paarritshme domethënë. Megjithëse unë për 3 muaj rresht kam insistuar duke paguar lekë nga xhepi, duke marrë taksinë, duke bërë punën e pa çuar asnjë lekë në shtëpi!”

Procedura e furnizimit me vaj për transformatorët e energjisë së lartë bëhet nga një komision, i përbërë nga tre persona, me në krye shefin e grupit operativ. Malaj tregon se procedura kërkon fotografi dhe se para se të hapet transformatori bëhet fikja e tensionit të mesëm, çka e bën vetëm shefi i grupit operativ.

Nëse konstatohet mungesë vaji në transformatorin e energjisë së lartë, shefi duhet të përpilojë një kërkesë, por ai e mohon ta ketë bërë diçka të tillë. Denoncuesi shton se është pretenduar sikur është hedhur 490 litra vaj në 9 kabina, por në fakt është shitur në mënyrë private, duke përfituar 220 500 lekë të reja.

Gjatë një bisede mes djalit të Myqyrem Malajt dhe drejtorit të OSHEE Ballsh, ky i fundit tregon që çështjen mund ta mbyllë kollaj fare me Krimin Ekonomik, pasi ka një mik aty, por qan vetëm hallin e mediave.  

Guri Nuhaj

Na kanë çarë k… ata. Paskan ardhur ata të Krimit Ekonomik dje, kanë kërkuar këtej. Do vete të takoj edhe Krimin Ekonomik Fier. Ishalla s’e vazhdojnë, do takoj një shok unë atje, le ta mbyllin me aq, mos merret më… Unë kam hallin e mediave, nuk kam hallin, se po më rr… k… për atë… S’bëra as pushime, aq m.. Çfarë të bën media sot, s’të bën … merru ti pastaj, bëj çfarë të duash.

Denoncuesi – Po hajde ta mbyllim… të gjejmë, le ta mbyllim.

Guri Nuhaj

Myqeremi e ka të lehtë të thotë: Unë s’di gjë fare, e ka bërë çuni. Të thotë: Unë s’kam qenë, kam qenë në punë. Çuni është mërzitur se ne kishim një gëzim. Futi një nen, o vëlla, kam qënë një çikë i acaruar dhe një çikë ndonjë gotë raki, po të pyetën.

“Gjeta ca letra atje, të babait se i mban letrat e punës. Pashë atje: Vaj thoji, t’i dija që shitej vaji i makinës me 6 mijë lekë, futa një shifër koti pa dijeninë time, as s’e di fare, thuaj!”

Denoncuesi – Bën vaki, të më thërrasin mua ata? (Krimi Ekonomik Fier)

Guri Nuhaj

Unë po them ishalla mos të thërrasin, se po të thërritën, do mbështetesh tek kjo pjesë: E kam bërë pa vetëdije.

Guri Nuhaj

Fole me ata të Portalit?

Denoncuesi – Fola me atë shoqen mbrëmë.

Guri Nuhaj

Çfarë të tha?

Denoncuesi – Epo do mbash një çikë përgjegjësi ti, mos të turren ty nga mbrapa.

Guri Nuhaj

Po jo… për kokë të djalit! Ore, je mirë ti apo jo? Bile këtë thuaj, po të pyetën. Kam fol me atë dhe më ka thënë ta përgënjeshtroj.

Denoncuesi – Se e kam shoqe unë atë, është një gazetare nga Gjirokastra.

Guri Nuhaj

Kush do të turret?

Denoncuesi – Më tha mua: Mirë ti e mbyll, por mos bëjnë ankesë ata pastaj mbrapa …

Guri Nuhaj

Ore, po ia q… pragun unë, pastaj. Se pastaj të kam unë në … këtu ty. Ti e di që po të thashë këtu dhe është këtu. Pastaj të kam unë mbi shpatulla, e di unë pastaj se çfarë bëj se pastaj i turrem atij unë.

“Me Myqeremin mos u merr më ti, e kam unë Myqeremin. Ti ç’punë ke tashi? A e lamë mbrëmë atje? Nuk dua më as fjalë, asgjë, i thuaj! Te pjesa ime, qysh ke punuar me atë, puno aq të bëjë. Jo xhapa-xhapa!”

Myqerem Malaj shprehet se ka takuar drejtorin e OSHEE Fier, Armando Zhupën për t’i kërkuar arsyen e transferimit nga puna.

“Më tha një herë për një herë të kemi çuar në provë, por ti rri urtë se do të çojmë prapë atje. Ia kam çuar Krimit Ekonomik në Fier dhe ka gati 6 muaj që s’po bëhet asgjë. Kam shkuar disa herë te Prokuroria në Fier për të kërkuar një takim dhe më kanë zvarritur”

.

Pas gjithë insistimit të Myqeremit për të nxjerrë në pah të vërtetën, e vetmja gjë që fitoi ishte shkarkimi nga puna./

tvklan.al