Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar ditën e sotme. Mësohet se E.S. ka denoncuar në Policinë e Pogredecit se ajo dhunohej nga bashkëshorti i saj 28-vjeçari me iniciale Dh.S.

Policia pa denoncimit ka bërë shoqërimin në Komisariat të 28-vjeçarit, por bashkëshortja e tij e cila dhe e denoncoi është penduar dhe ka kërkuar që të tërheq kallëzimin.

Sipas autoriteteve e reja është konfliktuar me punonjësit e policisë dhe nuk i ka lejuar ata që të shoqëronin bashkëshortin të cilin e kishte denoncuar se kishte ushtruar dhunë në banesë.

Policia sqaron se E.S. kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me gurë ndaj tyre./tvklan.al