Dentistët paralajmërojnë se përdorimi i maskave mund të ndikojë në shëndetin oral


Dentistët paralajmërojnë se përdorimi i maskave mund të ndikojë në shëndetin oral

14:54 21/08/2020

Stomatologët paralajmërojnë rritje të efekteve anësore tek pacientët e tyre. Ata shprehen se si rezultat i përdorimit të shtuar të maskave, si pasojë e situatës së krijuar nga virusi, një numër i madh pacientësh kanë shfaqur sëmundje të mishrave dhe aromë jo të mirë të gojës.

Dentisti nga SHBA, Rob Ramondi u shpreh se rreth 50 përqind e pacientëve të tij janë duke u ndikuar nga përdorimi i maskave të fytyrës.

“Ne po shohim inflamacion në mishrat e pacientëve dhe po përballemi me probleme që nuk i kemi hasur më parë”.

Si pasojë e përdorimit të maskës, individët marrin frymë më shumë nga goja se sa nga hunda.

Dentisti u shpreh se kjo mund të shkaktojë një gojë të thatë, e cila çon në një ulje të pështymës dhe pështymë është ajo që lufton bakteret dhe pastron dhëmbët.

Përveç kësaj, ekspertët e Shoqatës së Stomatologëve Britanikë shprehen se një tjetër faktor që ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit oral lidhet edhe me dietën jo të shëndetshme gjatë periudhës së izolimit./tvklan.al



Të ngjashme