Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte dentisti dhe mjeku estetist, Robert Renxa.

Ai u shpreh se gjatë kësaj periudhe izolimi, shumë pacientë e kanë marrë në telefon për shkak të urgjencave që kanë patur. Numri më i madh i kërkesave ka qenë për fëmijët. Renxa shprehet se fëmijët janë grupmosha që preket më kollaj nga problemet dentare apo infeksionet dhe kjo situatë izolimi i ka ekspozuar edhe më shumë ndaj këtyre problemeve.

Mirela Milori: Keni pasur ndonjë urgjeëncë? Të marrin njerëz në telefon?

Robert Renxa: Pafund, pafund, më kanë marrë në telefon pacient, miq, familjarë, sidomos për urgjencat e fëmijëve, që kanë qenë pafund këtë periudhë. Duke qenë se janë gjatë gjithë kohës në shtëpi, kanë neglizhuar edhe prindërit mesa kam kuptuar me ushqimin dhe kam patur urgjenca pafund. Normalisht është dhe një grupmoshë që preket shumë kollaj nga problemet dentare, infeksionet, ndërrimi i dhëmbëve, dhimbje dhe normalisht nuk e çfarë t’i bësh, nuk ke si t’i përgjigjesh përveçse mund t’ju sugjerosh të shkojnë tek klinika universitare, ose maksimumi mund t’ju japësh një këshillë nga shtëpia, çfarë mund të bëjnë dhe mjekimet që normalisht pa recetë nuk i merr dot njeri. Kështu që dhe recetat janë kthyer në mënyrë dixhitale tashmë, nëpërmjet WhatsApp mund të çosh minimumi qetësuesit dhe antibiotikët që mund të përdoren këtë periudhë, por gjithësesi nuk është zgjidhja korrekte për momentin./tvklan.al