Shqipëria njihet për turizmin dentar. Vera shënon edhe numrin më të madh të emigrantëve që vijnë për të përfituar nga çmimet e lira që ofron shërbimi stomatologjik në Shqipëri. Por ajo që nuk dijen është se materialet që përdoren kanë një kosto shumë më të lirë, duke e bërë kështu shërbimin që marrin më të shtrenjtë se në çdo vend europian.

Europa po përparon në shkencat mjekësore duke futur teknologji të reja që Shqipëria ende nuk i ka vënë në zbatim.

Por ajo çfarë mjekët stomatolog vënë në dukje është se shqiptarët vitet e fundit kanë rritur interesin për të patur një shëndet të mirë oral dhe jo pak herë drejtohen në klinika jashtë për të marr shërbim të specializuar.

Tv Klan