Rutina e larjes së dhëmbëve nga shumica e njerëzve përbëhet nga pasta e dhëmbëve, shpëlarja e gojës me ujë, si për shembull gargare, por një dentiste është shprehur se kjo është e gabuar.

Stomatologia Anna Peterson zbuloi se nuk duhet të përdorni asnjëherë gargarë pasi të keni larë dhëmbët dhe se në fakt duhet ta përdorni pasi të hani, ose para larjes së dhëmbëve.

 “Pasta e dhëmbëve me të cilën lani dhëmbët ka rreth 1450 pp fluor. Shpëlarja e gojës tuaj ka vetëm 220 pp fluor. Ky është një përqendrim shumë më i ulët dhe nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga sheqernat që hani dhe pini. Kështu që kur lani dhëmbët dhe e shpëlani gojën menjëherë, ju hiqni gjithë fluorin me përqendrim të lartë. Në asnjë mënyrë nuk jam kundër larjes së gojës. Sepse unë në fakt ua rekomandoj atë pacientëve të mi. Por jo çdo pacient ka nevojë për të. Unë nuk i këshilloj që të pastrojnë gojën apo të bëjnë gargare pasi të lajnë dhëmbët”, është shprehur dentistja.

Një ndjekës në TikTok i komentoi se të gjithë njerëzit shpëlajnë gojën pasi i pastrojnë dhembët që të mos lënë pasta dhëmbësh në gojë.

Ndërsa Anna u përgjigj: Shpëlarja me ujë është më mirë se shpëlarja me gargarë, thjesht pastrojeni, pastaj pështyni pjesën e tepërt, përpiquni të mos shpëlaheni. /tvklan.al