Magjik jo vetëm në ekran, por edhe në shpirt.  Aktori Denzel Washington i cili ka frymëzuar jo pak herë publikun me fjalimet e tij të veçanta, do të vlerësohet me çmimin e karrierës nga Instituti Amerikan i Filmit.

Në karrierën e tij të gjatë prej katër dekadash, aktori i famshëm ka marrë plot 9 nominime për çmimin Oscar, duke e fituar dy herë.

Washington do të jetë fituesi i 47-të i këtij çmimi, të cilin e kanë fituar më herët emra të njohur të ekranit si Robert De Niro apo Meryl Streep.

Në ceremoninë e fundit të realizuar nga Instituti Amerikan i Filmit çmimi i karrierës iu dha George Clooneyt, ndërsa ceremonia e radhës do të zhvillohet më 6 Qershor 2019 në Los Angeles.

Tv Klan