Deodoranti jo vetëm kundër djersës, 4 mënyra të tjera përdorimi



Deodoranti jo vetëm kundër djersës, 4 mënyra të tjera përdorimi

10:00 03/06/2020

Nëse deri tani e keni përdorur deodorantin tuaj vetëm për aromë të mirë dhe për të parandaluar djersitjen në zonën e sqetullave, është momenti që të mësoni edhe disa mënyra të reja se si mund ta përdorni atë.

Ekspertët shprehen se deodoranti mund të përdoret edhe tek këmbët. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që djersiten dhe ndihen jo rehat me aromën e këmbëve të tyre. Deodoranti qëndron për një kohë të gjatë, duke i bërë këmbët tuaja të freskëta.

Gjatë verës një tjetër problem me djersitjen është rreth zonës së hundës. Kjo shkakton një problematikë të madhe veçanërisht kur vendosni make up. Prandaj për të shmangur djersitjen mund të hidhni pak deodorant.

Zakonisht këpucët apo atletet e reja mund të krijojnë flluska afër kyçeve të këmbës. Këto mund të jenë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe t’iu krijojnë vështirësi në të ecur. Por për të parandaluar këtë problematikë është e rëndësishme të hidhni pak deodorant rreth zonës ku janë krijuar flluskat dhe do të shihni se gjithçka do të rregullohet.

Gjatë periudhës së verës është e pashmangshme kafshimi nga mushkonjat. Kur kjo ndodh, kruajtja dhe acarimi i lëkurës është i pashmangshëm. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të aplikoni deodorant në zonën e prekur, për të hequr qafe kruajtjen./tvklan.al




Të ngjashme