Sa herë që futesh në internet është thuajse e pamundur që të mos përballesh me një trend të ri bukurie, apo një mënyrë të re për të aplikuar make-up. Nga vetullat e çuditshme, te manikyri apo mënyra sesi të zmadhosh gjoksin, me gjasë keni parë gjithçka.

E megjithatë, një trend i ri duket se ka përfshirë rrjetet sociale dhe kjo falë blogeres Madina Shrienzada, e cila pretendon se mund të heqësh çdo qime në trup duke përdorur pastën e dhëmbëve.

Në një video të fundit të postuar në Instagram, Medina u tregon ndjekësve sesi të krijojnë një masë me pastë dhëmbësh dhe shafran Indie, që sipas saj është në gjendje të heqë qimet e padëshiruara në trup.

Ajo u tha 413 mijë ndjekësve se është shumë e lehtë për t’u bërë. Madina e vendosi masën e krijuar në krah, e la të thahet për pak kohë përpara se ta fërkonte me forcë. Një moment që u tha, ajo e fshiu atë me një copë të lagur nga ana e kundërt që rriten qimet.

Sipas blogeres, shafrani është agjent qetësues për lëkurën, ndërsa pasta është ajo që heq qimet. Megjithatë jo të gjithë ndjekësit e saj ishin të bindur me rezultatin.

E si të mos mjaftonte kjo, duke folur për revistën Cosmopolitan, dermatologia Mona Gohara tha se pasta është irrituese për lëkurën. Është krijuar për dhëmbët, jo për lëkurën apo flokët, u shpreh ekspertja.

/tvklan.al