PS: T’i kërkojmë mendim ODIHR. PD: Tentativë për reformë të njëanshme

Tryeza e Reformës Elektorale nuk arriti në një dakordësi mes palëve, lidhur me propozimin e opozitës për depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë. Socialistët kanë vendosur t’i drejtohen ODIHR-it për mendim lidhur me këtë çështje.

Por në një pikë maxhoranca dhe opozita jashtë parlamentit duket se kanë rënë dakord, që ndryshimi i sistemit të diskutohet në një fazë të dytë. Por bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës, Rudina Hajdari, akuzoi PD se po refuzon ndryshimin e sistemit.

Deri më tani, palët kanë arritur konsensus për rolin e Policisë e Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin e fushatave dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve në të gjithë vendin.

Tv Klan