Deportohen nga Gjermania, por nuk gjejnë dot pasaportat

Deportohen nga Gjermania, por nuk gjejnë dot pasaportat

21:30 10/09/2019

Përparim Tusha bashkë me familjen e tij, është detyruar të kthehet nga Gjermania në 26 nëntor 2018. Por prej 9 muajsh nga riatdhesimi, nuk arrin të marrë pasaportën. Në momentin e mbërritjes në Rinasit, ai ka kaluar vetëm me një leje kalimi, ku shënohej deportimin i tij dhe i familjes. Gjithë këtë kohë është endur në Ministrinë e Jashtme, policinë kufitare dhe në të gjitha institucionet e mundshme, por asgjë nuk është zgjidhur. Me ndërhyrjen e “Stop” u mësua, se 4 pasaportat e familjes Tusha kishin ngelur në konsullatën shqiptare në Gjermani e do të kthehen për pak ditë.

Përparim Tusha: Në vitin 2017 kam kërkuar azil në Gjermani për shkak se gruan e kisha të sëmurë dhe nuk mund t’ia dilja këtu në Shqipëri as në spitale dhe me asnjë gjë. Më pas jam drejtuar në azil në Gjermani. Prej aty më kanë mbajtur 1 vit e 2 muaj, kam dorëzuar pasaportat si të gjithë. Ditën që jam kthyer në datë 27 Nëntor të vitit 2018 më thanë se si të zbresësh në aeroport do marrësh pasaportat. Zbrita në Rinas dhe më thanë se pasaportat do i merrni tek Ministria e Jashtme. Jam interesuar pas dy muajsh  dhe më thanë nuk ka këtu po shkoni tek Policia Doganore. Kam shkuar atje dhe ato më dërguan diku tjetër dhe aty më thanë nuk ka ardhur gjë. I hapën dosjet dhe thanë nuk ka gjë. Nuk ka mundësi të humbasin pasaportat dhe nuk është vetëm e imja por e katër personave të familjes. Kam ardhur 10 muaj që kam ardhur dhe pasaportat janë brenda afatit. Shpresoj të mund të më ndihmoni ku mund ti gjë pasaportat e mija dhe të fëmijëve, familjes.

Denoncuesi: Shteti gjerman, mu atë ditë, kur më ka pru këtu, sa të zbresësh në Rinas, do i marrësh pasaportat atje,- tha,- t’i dorëzojnë atje, t’i japin ata. Zbrita aty, kërkova pasaportat, nuk ke këtu,- më thanë,- do t’i marrësh në Ministri të Jashtme.

Punonjësi i policisë: Ca pasaportash?

Denoncuesi: 4 pasaporta të miat.

Punonjësi i policisë: Të familjes?

Denoncuesi: Po, të familjes.

Punonjësi i policisë: Ca afati kanë?

Denoncuesi: Afatin vallaj, hala janë në punim hala, s’kanë mbaruar.

Punonjësi i policisë: Zakonisht, kur vijnë këtu, iu jepen në dorë. Ty s’të kanë ardhur, se po të kishin dhënë. Të tërë të deportuarve ua sjellin në zarf dhe ua japin, kur ikin.

Po ti, kur hyre, s’e kishe pasaportën?

Denoncuesi: Më kanë dhënë një dokument.

Punonjësi i policisë: Leje kalimi?

Denoncuesi: Po!

Punonjësi i policisë: S’ke pas pasaportë. Le, të kanë gënjyer. A si gjete në 26? Mos u lodh kot, bëj të reja!/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT