Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një grup deputetësh vizituan rajonin e Molise në Itali e njohur për komunitetin arbëresh.

Në një ceremoni të veçantë u përurua busti i Skënderbeut në hyrje të ndërtesës së bashkisë së Portocannone, ndërsa Ruçit iu dorëzua titulli qytetar nderi.

Kryeparlamentari shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin e komunitetit arbëresh në forcimin e tyre.

Tv Klan