Deputetë të Vuçiç fushatë në veri të Kosovës

Deputetë të Vuçiç fushatë në veri të Kosovës

16:11 30/09/2019

Prishtina ndalon përfshirjen e zyrtarëve të Beogradit në zgjedhje

Vladimir Gjukanoviç është deputet i partisë së Aleksandër Vuçiçit në Kuvendin e Serbisë. Ai ka ditë që është duke marrë pjesë në aktivitete zgjedhore në veri të Kosovës në përkrahje të Listës Serbe.

Madje aktivitet e tij ai po i bën publike në rrjete sociale.

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 Tetorit që mbahen në Kosovë ua ka ndaluar të gjithë zyrtarëve të lartë të Serbisë që të marrin pjesë në aktivitete zgjedhore në Kosovë.

Por i pyetur për rastin konkret, Zymberaj tha nuk ka informacione të tilla. Megjithatë sipas tij autoritet e Kosovës nëse hasin në raste të tilla veprojnë konform ligjeve në fuqi.

Igor Simiç nga Lista Serbe ka thënë se me ndalesat që u bëhen zyrtarëve të Serbisë nga autoritetet e Kosovës nuk mund të thyhet uniteti serb.

Lista Serbe, parti kjo e komunitetit serb, e cila garon sërish në zgjedhjet e 6 Tetorit e ka përkrahjen direkte të Beogradit zyrtar.

Kur Serbia thërret unë e jap votën time ishte mesazhi kryesor në spotin zgjedhor kësaj partie.

Kjo ka bërë që transmetuesi publik në Kosovë të mos e publikoj këtë spot zgjedhor, derisa  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa e ka gjobitur me 30 mijë euro për shkak të cenimit të rendit kushtetues në Kosovë.

Ndaj Listës Serbe po ankohen edhe partitë tjera rivale të komunitetit serb duke e akuzuar se po bënë fushatë të egër agresive me metoda kriminale.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori