Parlamenti Europian zhvilloi këtë të martë të parën seancë të legjislaturës së re. Të 751 eurodeputetët u ngritën në nderim të Himnit të Bashkimit Europian. Ndërsa deputetët e partisë euroskeptike të Brexit, drejtuar nga Nigel Farage, i kthyen shpinën sallës, në shenjë refuzimi ndaj institucioneve të unionit. Ndërsa eurodeputetët liberalë kishin veshur bluza të verdha me mbishkrimin “Stop Brexit”.

Reagime jo ashtu siç i takojnë një salle parlamenti, eurodeputetët e Brexit-it bënë edhe kur një prej deputetëve të tyre u zgjodh mes 8 mbikëqyrësve për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, duke shkaktuar edhe reagimin e kreut në largim.

Jashtë sallës protestuan mbështetësit e eurodeputetëve separatistë të Katalonjës, pasi përfaqësuesit e tyre u ndaluan të merrnin pjesë në ceremoninë hapëse, për shkak të problemeve me drejtësinë spanjolle. Presidenti i ri i Parlamentit Europian zgjidhet të mërkurën.

Tv Klan