Deputetët e PS ia plasin të qeshurës, Basha: Shiko si u zgërdhinë, hë do qeshni tani? - Tv Klan

Deputetët e PS ia plasin të qeshurës, Basha: Shiko si u zgërdhinë, hë do qeshni tani?


Deputetët e PS ia plasin të qeshurës, Basha: Shiko si u zgërdhinë, hë do qeshni tani?

12:07 28/10/2021

Një episod humoristik është shënuar gjatë seancës së të enjtes në parlament. Shkak është bërë një nga deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryedemokrati lexoi një prej raporteve për tenderat e zhvilluar për programin e rindërtimit. Basha tha fillimisht se burimi ishte Partia Demokratike dhe kjo bëri që deputetët e mazhorancës të qeshnin. Por pastaj kryetari i PD tha se ishte batutë pasi burimi i informacionit është Agjencia e Prokurorimit Publik

“Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. 

(Salla fillon të qeshë)

Burimi: Agjencia e prokurimit publik. Afroje pak. Shiko si u zgërdhinë, e hëngrën. Kujtuan që ishte PD me të vërtetë. APP. Hë do qeshni tani? Shifrat tuaja që ti nuk i lexon se merresh me shifra të tjera. Borxhin ia ke shqiptarëve. Provat i ke në familjet e çdo shqiptari të goditur nga pandemia”, tha Basha./tvklan.al








Të ngjashme