Rritjen disafishtë të masave ndëshkuese në Kodin Rrugor, propozim i qeverisë, vetë deputetët socialistë e kanë konsideruar ekstreme. Ligjvënës të mazhorancës pranojnë forcimin e gjobave, por jo në nivele që nuk i përgjigjen standardeve të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë.