Lëvizjet e fundit në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë çështje në një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisonit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe kreut të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa, Mehmet Rrumbullaku.

Ai ishte thirrur për të raportuar mbi punën vjetore të institucionit që drejton, por deputetët e komisionit i kërkuan Rrumbullukat që të kryejë verifikimet mbi emërimet dhe shkarkimet e fundit në radhët e policisë në nivel drejtuesish. Pak ditë më parë është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj.

Në Durrës është shkarkuar drejtoresha e Kufitit dhe Migracionit Lindita Nushi dhe postin e saj e ka zënë Ndue Doci. Ndryshime ka patur edhe në Drejtoritë e Vlorës dhe të Fierit. Seanca ka zgjatur për rreth 2 orë. Burimet i thanë TV klan se një problem shqetësues që ka ngritur kreu i SHÇBA-së është edhe përdorimi i instititucionit nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme duke kërkuar ndryshime në ligj që ai të kthehet në një organ të pavarur.

Mësohet se kreu i SHÇBA ka kërkuar të rritet numri i punonjësve, por edhe të kapaciteteve logjistike. Një tjetër kërkesë ishte edhe Vettingu në radhët e policisë. SHÇBA me propozimet e reja ligjore pritet të vetojë uniformat blu, por më parë deputetët e Komisionit të Ligjeve duhet të votojnë pro këtyre ndryshimeve që më pas t’i kalojnë Parlamentit.

Tv Klan